Gjermania do të pranojë 50 fëmijë refugjatë nga Greqia

Fëmijët fillimisht do të karantinohen në landin e Saksonisë së Poshtme për 14 ditë dhe më pas do të shpërndahen në rajonet e tjera të vendit.

1394123
Gjermania do të pranojë 50 fëmijë refugjatë nga Greqia

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Steve Alter në konferencën për shtyp deklaroi se në Këshillin e Ministrave ishte aprovuar propozimi i ministrit të Brendshëm, Horst Seehofer për të sjellë në fazën e parë 50 fëmijë refugjatë nga Greqia.

Edhe partitë e koalicionit kishin rënë dakord më parë për të pritur 50 fëmijë nën moshën 14 vjeç, sqaroi Alter duke shtuar se fëmijët do të dërgohen në Gjermani javën e ardhshme.

Zëdhënësi Alter ka thënë gjithashtu se fëmijët do të karantinohen në landin e Saksonisë së Poshtme për 14 ditë dhe më pas do të shpërndahen në rajonet e tjera të vendit.

Ky vendim është diskutuar me muaj dhe disa vende të Bashkimit Evropian (BE) kanë premtuar të marrin nga Greqia 1.000 deri në 1.500 fëmijë refugjatë dhe në kuadër të kësaj edhe Gjermania do të mbajnë 300 deri 500 nga këta fëmijë, shtoi ai.

Në përgjigje të pyetjes për arsyen e mospranimit të një numri më të madh fëmijësh nga Gjermania, Alter tha se tani për tani dosjet janë gati vetëm për 50 fëmijë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Heiko Maas në prononcimin për një televizion privat ka theksuar se shumë vende të BE-së, megjithëse premtuan, nuk i morën fëmijët që kanë nevojë për mbrojtje.

"Për momentin ne dhe Luksemburgu jemi të gatshëm të marrim fëmijë",- nënvizoi ai.

Shpresojmë që sa më shpejt të bashkohen me ne edhe vendet e tjera,- u shpreh Maas, ndërsa shtoi se Luksemburgu gjithashtu do të marrë 12 fëmijë refugjatë nga kampet në Greqi.



Lajme të ngjashme