Gara presidenciale në ShBA – Tërhiqet kandidati demokrat Sanders

Me tërheqjen e Sanders nga gara, kandidati i vetëm në front nga radhët e demokratëve mbetet ish-ndihmëspresidenti amerikan Joe Biden.

1394501
Gara presidenciale në ShBA – Tërhiqet kandidati demokrat Sanders
Sanders.jpg
Bernie Sanders.JPG
Bernie Sanders.JPG
Bernie Sanders.JPG
Bernie Sanders.jpg

Bernie Sanders, një nga kandidatët e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka njoftuar se është tërhequr nga gara presidenciale.

Njoftimi erdhi nga ekipi i fushatës së kandidatit demokrat. Në një bashkëbisedim që kishte pasur përmes telekonferencës me ekipin e tij, Sanders ka njoftuar se ka vendosur të pezullojë fushatën që po zhvillon për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Me tërheqjen nga gara e Sanders, i cili për një kohë të gjatë po zhvillonte një fushatë si kandidati më i “preferuar” i demokratëve, ish-ndihmëspresidenti amerikan, Joe Biden ka mbetur kandidati i vetëm në front nga radhët e demokratëve.

Demokratët kandidatin e tyre do ta shpallin zyrtarisht në kongresin që do të mbahet javën e 17 gushtit në qytetin Milwaukee të shtetit Viskonsin (Wisconsin).

Presidenti aktual Donald Trump është kandidati zyrtar edhe për zgjedhjet presidenciale të këtij viti nga Partia Republikane. Republikanët kongresin e tyre, ku dhe do të deklarojnë kandidaturën e Trumpit do ta mbajnë në datat 24-27 gusht në qytetin Charlotte të Karolinës së Veriut.



Lajme të ngjashme