ShBA – Shumica e viktimave nga Covid-19 janë afroamerikan

Doli në pah se në disa shtete dhe qytete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) në mesin e viktimave që vdiqën për shkak të llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) përqindja e afroamerikanëve është më e lartë.

1393439
ShBA – Shumica e viktimave nga Covid-19 janë afroamerikan

Doli në pah se në disa shtete dhe qytete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) në mesin e viktimave që vdiqën për shkak të llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) përqindja e afroamerikanëve është më e lartë.

Kjo situatë sjellë në mendje pyetjen se "A kanë të gjithë të drejta të barabarta shëndetësore në ShBA?"

Lori Lightfood, guvernatorja e Chicagos, ku rreth 30 për qind e popullsisë përbëhet nga afroamerikanët, tha se 72 për qind e atyre që vdiqën në qytet për shkak të Covid-19 ishin shtetasit me ngjyrë.

"Këto të dhëna ofrojnë një pamje mjaftë shqetësuese të përhapjes së Covid-19 dhe pabarazisë midis komuniteteve", vlerësoi Lightfood.

Edhe në Louisiana, një shtet tjetër ku është përhapur epidemia, 70 për qind e atyre që vdiqën nga Covid-19 ishin shtetas me ngjyrë.

Guvernatori i Louisianas, John Bel Edvard, ku 32 për qind e popullsisë janë afrikanoamerikan, tha që ata do të hetojnë arsyen e këtyre shifrave.

Michigan u deklarua se 40 për qind e njerëzve që vdiqën nga Covid-19 ishin amerikanë me ngjyrë, ndërsa rastet u regjistruannë Detroit, ku jetonin kryesisht zezakët. Afroamerikanët përbëjnë 14 për qind të popullsisë së Michiganit.

Komiteti i Avokatëve të të Drejtave të Njeriut ftoi qeverinë federale të zbulojë shifra mbi shpërndarjen e epidemisë së Covid-19 midisë racës dhe etnisë.

"Ne duam të sigurohemi që njerëzit e të gjitha racave dhe ngjyrave të marrin kujdes dhe trajtim të barabartë shëndetësor gjatë kësaj periudhe krize," thuhet në deklaratë.

 


Lajme të ngjashme