OKB-ja mbështet OBSH-në përballë kritikave të Trumpit

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) Stephane Dujarric tha se "OBSH nën udhëheqjen e Tedros Adhanom Ghebreyesus po bën punë të jashtëzakonshme për të luftuar epideminë e Covid-19".

1393421
OKB-ja mbështet OBSH-në përballë kritikave të Trumpit

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) Stephane Dujarric, pas akuzave të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump ndaj Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për dështimin në luftën kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) tha: "OBSH nën udhëheqjen e Tedros Adhanom Ghebreyesus po bën punë të jashtëzakonshme për të luftuar epideminë e Covid-19".

Dujarric iu përgjigj kritikës së ashpër të Trump ndaj Organizatës Botërore të Shëndetësisë në një konferencë për shtyp të mbajtur përmes videokonferencës.

"OBSH është duke bërë punë të jashtëzakonshme dhe duke mbështetur vendet në luftën kundër epidemisë së Covid-19 nën udhëheqjen e Tedros Adhanom Ghebreyesus," tha Dujarric.

Donald Trump deklaroi se Organizata Botërore e Shëndetësisë "dështoi" në luftën kundër epidemisë, ndërsa tha: ''OBSH është ende e përqendruar në Kinë për disa arsye, pavarësisht se është kryesisht e financuar nga SHBA. Ne do të ndërhyjmë ndaj kësaj situate. Për fat të mirë nuk pranuam këshillat e tyre për të mbajtur kufijtë hapur për Kinën. Pse na e bënë një sugjerim kaq të gabuar?''

Ndërkaq Presidenti Trump gjatë konferencës ditore për shtyp të Task Forcës për Luftë kundër Covid-19 të organizuar në Shtëpinë e Bardhë, njoftoi se do të pezullojnë në masë të madhe fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, të cilën e akuzoi për sjellje pro-kineze.

Pasi gazetarët përsëritën pyetjet në këtë drejtim, Trump zbuti tonin e deklaratës së tij duke thënë: “Nuk them se do ta bëjmë këtë me siguri, por do të konsiderojmë ta bëjmë”.  



Lajme të ngjashme