Koronavirusi vazhdon të marrë jetë në mbarë botën, shifrat e fundit

Numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit të tipit të ri (COVID-19) në mbarë botë është mbi 82 mijë ndërsa numri i të infektuarve është mbi 1 milion e 430 mijë. Nga epidemia janë shëruar 302 mijë persona.

1393708
Koronavirusi vazhdon të marrë jetë në mbarë botën, shifrat e fundit

Numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit të tipit të ri (COVID-19) në mbarë botë është mbi 82 mijë ndërsa numri i të infektuarve është mbi 1 milion e 430 mijë. Nga epidemia janë shëruar 302 mijë persona.

Itali, numri i personave që kanë humbur jetën prej koronavirusit në 24 orët e fundit është rritur me 604 duke arritur në 17 mijë e 127 në total, nga këta 94 ishin mjekë dhe 26 ishin infermierë. Numri i personave të infektuar arriti në 94 mijë e 67. Ndërkaq Katari dërgoi në Itali 2 spitale fushore për të mbështetur këtë vend në luftën kundër koronavirusit.

Kurse në Francë numri i personave që humbën jetën brenda një dite arriti në 1 mijë e 427 duke e çuar në 10 mijë e 328 numrin e humbjeve. Kjo është shifra më e lartë e humbjeve të jetës brenda një dite. Bëhet e ditur se numri i të infektuarve arriti në 109 mijë e 69.

Holandë, ku numri i humbjeve në njerëz ka arritur në 2 mijë e 101 dhe numri i personave të infektuar në 19 mijë e 580, një e moshuar 107-vjeçare e infektuar me koronavirus, u shërua pas kurimit në spital.

Angli numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit brenda 24 orëve u rrit në 786 duke bërë që numri i vdekjeve në këtë vend të arrijë në 6 mijë e 159. Kjo është shifra më e lartë e shënuar deri më tani në bazë të një dite. Numri i infektimeve duke u rritur edhe 3 mijë e 634 arriti në 55 mijë e 242 në total.

Shqipëri deri më sot janë testuar 2753  raste të dyshuara për COVID-19 nga të cilat 383 raste janë konfirmuar. 22 pacientë kanë ndërruar jetë ndërsa 131 pacientë janë shëruar.

Kosovë nga data 08 shkurt deri më 07 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, janë testuar gjithsej 2.352 mostra të dyshimta dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 184 me 5 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Kurse në Australi janë regjistruar 50 vdekje dhe 5 mijë e 988 të inektuar.

Një mijë e 918 është numri i vdekjeve të shënuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës brenda një dite duke bërë që numri i përgjithshëm të arrijë në 12 mijë e 907. Numri i të infektuarve u rrit me 31 mijë e 510 duke arritur në 399 mijë e 886. Nga aspekti i vdekjeve, Nju-Jorku radhitet i pari me 4 mijë e 758 humbje jetësh.

Meksikë, vend i Amerikës Latine, numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi u rrit në 125, kurse numri i personave të infektuar u rrit në 2 mijë e 439.

Kurse në Brazil, një prej vendeve më të ndikuara nga koronavirusi në Amerikën Latine, numri i personave që kanë humbur jetën në 24 orët e fundit u rrit në 122 duke u rritur në 686 ndërsa numri i të infektuarve arriti në 14 mijë e 18.

Kurse në Karaibe regjistrohet një përshkallëzim.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës Domenikane, në 24 orët e fundit në vend kanë humbur jetën 12 persona duke e rritur numrin në 98 ndërsa numri i të infektuarve arriti në 1 mijë e 956.

Kurse në deklaratën e bërë nga Ministria e Shëndetit të Popullit të Kubës, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 2 persona duke e rritur numrin në 11, ndërsa numri i të infektuarve arriti në 396.

U hoq karantina në qytetin Wuhan të Hubeyit në Kinë, ku në muajin dhjetor u shfaq për herë të parë epidemia e koronavirusit. Ndërkohë që ka përfunduar karantina që zbatohej prej 76 ditësh, autoritetet kineze bëjnë të ditur se ata që jetojnë në Wuhan, me 11 milionë banorë, mund të dalin nga qyteti pa marrë leje.

Korenë e Jugut ku janë shënuar 200 viktima dhe 10 mijë e 384 të infektuar me koronavirus do të pezullohet përkohësisht zbatimi i ndalimit të hyrjes për vendet që zbatojnë “hyrje pa viza” dhe “liberalizim vizash” ndaj koreano jugorëve. Kjo përfshin 34 vende si Australia dhe Kandaja dhe 54 vende si Franca, Rusia dhe Tajlanda.   

Izrael numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit arriti në 71 ndërsa numri i të infektuarve është 9 mijë e 404.

Arabinë Saudite, ku numri i viktimave arriti në 41 ndërsa i të infektuarve është 2 mijë e 795, minisrti i shëndetësisë, Tevfik er-Rabia deklarasoi se parashikojnë që javën e ardhshme numri i rasteve të kalojë shifrën 10 mijë ndërsa për numrin më të lartë parashikojnë ndër 200 mijë të infektuar.

Tunizi deri më tani nga koronavirusi kanë humbur jetën 22 persona ndërsa janë regjistruar 596 të infektuar. Ndërkaq ministri i Punëve të Brendshme, Hisham el-Meshishi  tha se personat që nuk zbatojnë masat e marra në kuadër të luftës kundër koronavirusit të tipit të ri (COVID-19) do të gjykohen për “shkaktim të plagosjes madje shkaktim të vdekjes”.

Senegal, ku janë shënuar dy vdekje dhe që prej muajit të kaluar kur u shfaq për herë të parë koronavirusi, numri i të infektuarve ka arritur në 237, kurse 105 pacientë janë shëruar.

Togo ka 3 viktima dhe 65 të infektuar, ndër edhe dy fëmijë 3 vjeç.

Brigjet e Fildishit janë regjistruar 3 vdekje dhe 323 të infektuar, ndërsa 41 persona janë shëruar.

Edhe në Ekuador, vend i Amerikës Jugore, në qytetin Guazaquil, që është ndikuar më shumë në këtë vend nga koronavirusi, u deklarua se në javën e fundit, nga shtëpitë dhe në spital janë mbledhur 500 kufoma. Numri i të infektuarve në Ekuador ka arritur në 3 mijë e 747.



Lajme të ngjashme