Jordania merr në dorëzim 8 nga 44 autoblindat e dhuruara nga Katari

Jordania mori në dorëzim të mërkurën 8 nga 44 transportuesit ushtarakë të blinduar që i janë dhuruar nga Katari.

1394125
Jordania merr në dorëzim 8 nga 44 autoblindat e dhuruara nga Katari

Sipas një komunikate me shkrim në uebfaqen e Forcave të Armatosura të Jordanisë, vendi ka marrë në dorëzim 8 transportues ushtarakë të blinduar dhe pjesa tjetër e autoblindave do të merret në një datë të ardhshme.

“Donacioni në fjalë pasqyron thellësinë e marrëdhënieve Jordani-Katar dhe fuqizon bashkëpunimin ushtarak”, theksohet në komunikatën e sipërcituar.

Pas rizës së Gjirit, marrëdhëniet ndërmjet Jordanisë dhe Katarit u rregulluan me rihapjen e ndërsjellë të kanaleve diplomatike dhe ndihmën prej 500 milionë dollarësh të Dohës për Amanin në vitin 2019.

Më datë 5 qershor 2017, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti ndërprenë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Katarin duke shkaktuar krizën më të madhe të dekadës së fundit në rajonin e Gjirit. Rolin e ndërmjetësuesit në këtë krizë e pati marrë përsipër Kuvajti.



Lajme të ngjashme