Gjendja shëndetësore e Kryeministrit britanik Johnson vjen duke u stabilizuar

Bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e Kryeministrit të Anglisë, Boris Johnson, i cili u mor në kujdes intensiv pas infektimit me llojin e ri të koronavirusit (Covid-19), është e qëndrueshme.

1394078
Gjendja shëndetësore e Kryeministrit britanik Johnson vjen duke u stabilizuar

Bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e Kryeministrit të Anglisë, Boris Johnson, i cili u mor në kujdes intensiv pas infektimit me llojin e ri të koronavirusit (Covid-19), është e qëndrueshme dhe se i përgjigjet trajtimit mjekësor.

Zëdhënësi i Kryeministrisë gjatë konferencës ditore për shtyp njoftoi se gjendja morale e Kryeministrit Johnson, i cili e kaloi natën e tretë në spitalin St. Thomas të Londrës, është e mirë.

"Gjendja e Kryeministrit është e qëndrueshme klinikisht dhe i përgjigjet trajtimit", bëri të ditur zëdhënësi, ndërsa shtoi se Johnson mori "terapi standarde të oksigjenit" dhe "mund të marrë frymë pa mbështetje".

Zëdhënësi, në përgjigje të pyetjes nëse "ka folur" me 55-vjeçarin Johnson, tha: "Kryeministri nuk po punon, ai është në gjendje të komunikojë me njerëzit që i nevojiten në kujdes intensiv. Ai ndjek këshillat e mjekëve të tij".

Zëdhënësi shtoi se ata janë "shumë mirënjohës" për mesazhet mbështetëse.

Testi për Covid-19 i kryer më 27 mars i Kryeministrit Johnson, i cili kishte temperaturë të lartë dhe kollitje, doli pozitiv.

55-vjeçari Johson, i cili ishte vetëizoluar që nga ajo ditë, në videon e tij të publikuar më 3 prill kishte thënë: “Ende kam temperaturë dhe prandaj, sipas rekomandimit të qeverisë, duhet të vazhdoj të izolohem derisa të zhduket kjo simptomë”.

Johnson u shtrua në spital të dielën në mbrëmje pasi gjendja e tij nuk u përmirësua.

 


Lajme të ngjashme