OBSH dënon deklaratat e mjekëve francezë për testimin e vaksinës së COVID-19 në Afrikë

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, për deklaratat e dy mjekëve francezë se vaksinat dhe ilaçet që do të prodhohen kundër koronavirusit të tipit të ri (COVID-19) “duhet të testohen në Afrikë” tha se janë “raciste, të turpshme, të frikshme".

1392746
OBSH dënon deklaratat e mjekëve francezë për testimin e vaksinës së COVID-19 në Afrikë

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus në lidhje me deklaratat e dy mjekëve francezë se vaksinat dhe ilaçet që do të prodhohen kundër koronavirusit të tipit të ri (COVID-19) “duhet të testohen në Afrikë” tha se janë “raciste, të turpshme, të frikshme dhe të mbeturina të kolonizimit”.

Në fjalimin e mbajtur me anë të videokonferencës nga selia e OBSH-së në qytetin Gjenevë të Zvicrës, Ghebreyesus tha se pavarësisht se nuk kanë kaluar 100 ditë nga informimi i parë në lidhje me COVID-19, studimet mbi vaksinën kanë përparuar me një shpejtësi të pabesueshme.

Ai bëri të ditur se afërsisht 20 institute dhe kompani janë duke garuzar për të prodhuar vaksinën dhe nënvizoi se Organizata Botërore e Shëndetësisë është e vendosur që “kur të prodhohen ilaçet dhe vaksinat, ato do të ndahen në mënyrë të barabartë për të gjitha vendet dhe njerëzit në botë”.

Duke iu referuar deklaratave të disa mjekëve francezë se vaksinat dhe ilaçet që do të prodhohen kundër koronavirusit të tipit të ri (COVID-19) “duhet të testohen në Afrikë”, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, tha: “Me thënë të vërtetën, u llahtarisa kur e dëgjova. Në një periudhë kur themi se kemi nevojë për solidaritet, këto deklarata raciste janë kundër solidaritetit. Afrika nuk është dhe nuk do të jetë një fushë testimi për asnjë vaksinë. Për testimin e vaksinës së COVID-19 do të ndjekim të njëjtat protokole pa bërë asnjë diferencim, qoftë Afrikë, qoftë Evropë”.

Ai i cilësoi deklaratat e mjekëve francezë si “të turpshme” dhe “të frikshme”.

“Nëse duhen bërë teste diku njerëzit duhet të trajtohen si të barabartë. Tashmë duhet të marrin fund deklaratat e mbetura nga mentaliteti kolonizues. Të dëgjosh deklarata të tilla nga shkencëtarë në shekullin e 21-të është e turpshme dhe e frikshme. Ne deklarojmë në mënyrën më të fuqishme këto deklarata”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesu.  

 


Lajme të ngjashme