Kryeministri britanik Johnson dërgohet në kujdes intensiv

Kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili po i nënshtrohej terapisë ndaj lloji të ri të koronavirusit, u vendos në kujdesin intensiv.

1392680
Kryeministri britanik Johnson dërgohet në kujdes intensiv

Kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili po i nënshtrohej terapisë ndaj lloji të ri të koronavirusit, u vendos në kujdesin intensiv.

Në komunikatën e bërë nga zyra e Kryeministrit britanik thuhet se Johnson është dërguar në spitalin St. Thomas në kryeqytetin Londër për shkak të simptomave të vazhdueshme të koronavirusit.

"Gjendja shëndetësore e Kryeministrit u përkeqësua pasditen e djeshme. Ai u dërgua në njësinë e kujdesit intensiv me rekomandimin e ekipit mjekësor", thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e Kryeminstrit.

Bëhet e ditur se Johnson kërkoi nga ministri i Jashtëm, Dominic Raab që të veprojë në emër të tij nëse është e nevojshme.

Johnson 55-vjeçar, i cili kishte ankesa për ethe dhe kollë, ishte vetëizoluar që nga 27 marsi pasi rezultoi pozitiv në testin për Covid-19.

 


Lajme të ngjashme