Bilanci botëror i koronavirusit: Mbi 70.800 të vdekur dhe 1,3 milionë të infektuar

Më shumë se 70.800 është numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në të gjithë botën sipas të dhënave të faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me epideminë.

1392480
Bilanci botëror i koronavirusit: Mbi 70.800 të vdekur dhe 1,3 milionë të infektuar
ekvador koronavirus.jpg
Gürcistan koronavirüs
Kosova_koronavirüs kliniği.jpg
Almanya_korona karantina.jpg
MAKEDONYA_KORONAVIRUS_HASTA_SAYISI.jpg
iran kovid korona.jpg
koronavirüs ABD.jpg
almanya koronavirüs.jpg
korona_Çin.jpg
koronavirüs.jpg
koronavirus new york.jpg
Koronavirüs İran.2.02.04.jpg
Koronavirüs İspanya.6.02.04.jpg
Koronavirüs İsveç.1.jpg

Sipas të dhënave të faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me rastet dhe vdekjet e shënuara nga COVID-19 në rajone dhe vende, numri i të vdekurve si pasojë e COVID-19 në të gjithë botën i ka kaluar 70.800, ndërsa numri i rasteve është mbi 1.292.560.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Itali, me 15.887 viktima, ndërsa pas saj radhiten Spanja me 13.169 viktima, SHBA-të me 9.683 dhe Franca me 8.093 viktima. Më pas vijnë Britania e Madhe me 4.943 dhe Irani me 3.739 të vdekur nga COVID-19.

Ndërkohë që në Kinë ku u shfaq epidemia janë shënuar 3.331 vdekje.

Vendet e tjera ku janë shënuar mbi 1.000 vdekje janë Holanda me 1.766 vdekje, Belgjika me 1.632 dhe Gjermania me 1.608 viktima.

Më shumë se 45.000 të vdekur në Evropë

Kontinenti Evropian vazhdon të jetë më i prekuri nga epidemia e koronavirusit të ri (Covid-19). Evropa është kontinenti që paguan çmimin më të latë për sa i takon vdekjeve.

Shpresë për Italinë! Regjistrohet numri më i ulët ditor i viktimave

Itali, numri i të vdekurve nga epidemia Covid-19 është shtuar me 525 të tjerë në 24 orët e fundit dhe ka arritur në 15.887. Ky numër është regjistruar si numri më i ulët i vdekjeve në një ditë që nga 19 marsi. Numri i rasteve në vend ka shkuar në 91.246. Në qytetin Biella të Italisë 104-vjeçarja Ada Zanussi ka fituar betejën me Covid-19. Ajo ishte prekur edhe nga pandemia e viteve 118-1920 dhe ishte shëruar edhe atëherë.

Ndjeshëm është rritur numri i të vdekurve edhe në Francë, e cila renditet e katërta për sa i përket numrit të vdekjeve nga Covid-19, numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri është rritur në 8.093. Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria franceze e Shëndetësisë, numri i pacientëve të diagnostikuar me Covod-19 në 24 orët e fundit është shtuar me 1.873 raste të reja dhe ka arritur në gjithsej 70.478, ndërsa së bashku me 22.361 pacientë të diagnostikuar në azile pleqsh numri i përgjithshëm i rasteve në vend 93.780 njerëz.

Situata në Spanjë po bëhet gjithnjë e më kritike, niveli i rritjes në numrin viktimave nga Covid-19 është në rënie për katër ditë rresht. Në 24 orët e fundit janë raportuar 637 vdekje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 13.169. Numri i rasteve të infeksionit në Spanjë gjithashtu është në rënie dhe në 24 orët e fundit me një rritje prej 6.023 të infektuar rishtas numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 ka shkuar në 135.032 persona. Numri i pacientëve të trajtuar deri më tani është 40.437. Qeveria ka vendosur të zgjasë masat kufizuese.

Mbretërinë e Bashkuar, numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri është 4.934, kurse ai i rasteve të konfirmuara është 48.451. Kryeministri britanik Boris Johnson, i cili rezultoi pozitiv në testin e Covid-19 vazhdon të ketë simptoma të sëmundjes dhe me rekomandimin e mjekut të tij është shtruar në spital si një masë paraprake. Johnson thuhet se vazhdon të ketë një temperaturë të lartë dhe kollë. Të dielën Johsnon e kaloi në spital, kurse sot do t’u nënshtrohet disa testeve.

Mbretëresha britanike: Do të takohemi përsëri

Ndërkohë, Mbretëresha e Britanisë, Elizabeta II iu drejtua kombit për herë të pestë gjatë dinastisë së saj gati 70-vjeçare, duke thënë se suksesi në luftën kundër epidemisë së re të koronavirusit do të arrihet.

"Ne do t’ia dalim dhe suksesi do t'i takojë secilit prej nesh. Edhe pse mund të jemi të detyruar të durojmë më shumë, duhet të jemi të qetë dhe të dimë që do të vijnë ditë më të mira. Ne do të jemi përsëri me miqtë tanë, do të jemi me familjet tona, do të takohemi përsëri", ka thënë mbretëresha.

Holandë, numri i viktimave njerëzore nga lloji i ri i koronavirusit (Covid-19) me një rritje prej 101 personash në 24 orët e fundit, shkoi në 1.867, dhe në rastet e infeksionit me një rritje prej 952 numri është rritur në 18.803 persona.

Gjermani, numri i të vdekurve është rritur në më shumë se 1.500. Në 24 orët e fundit, 6.603 persona të tjerë janë infektuar me virus dhe numri i përgjithshëm i rasteve është rritur në 100.132 Është marrë një vendim për të dyfishuar numrin e shtretërve në spitalet në vend. Agjencia gjermane e lajmeve (DPA) raportoi se për shtetasin evropianë dhe gjermanë që do të hyjnë në Gjermani do të mbahen në karantinë dyjavore.

Trump paralajmëron kohëra "të tmerrshme"

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) pandemia ka marrë në 24 orët e fundit 1.151 jetë duke e çuar në 9.654 numri e viktimave. Kurse numri i të infektuarve është rritur me 25.722 dhe ka shkuar në 337.971. “Kemi filluar të shikojmë dritën në fundin e tunelit. Kemi depozituar rreth 29 milionë doza me hidroksidklorinë. Janë bërë 1 milionë e 670 mijë teste për shtetasit amerikanë. Qeveria Federale sot do të dërgojë në Nju-Jork 600.000 maska”,- tha Presidenti Trump duke shtuar se humbjet e jetëve në ShBA do të arrijnë në një pikë të frikshme, dhe pastaj punët do të nisin të ndreqen. Nga ana tjetër ka rezultuar pozitiv testi për Brett Crozier, kapiteni i luftanijes “Theodore Roosevelt” me 4 mijë veta në bord.

Situata vazhdon të rëndohen edhe në Ballkan

Vdekjet në Shqipëri janë rritur në 22, kur se numri i rasteve me koronavirusin e ri është 377, përfshirë edhe personat që kanë ndërruar jetë, ndërsa mes tyre janë shëruar 116 të prekur.

Kosova ka raportuar pesë raste të reja të diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 145, ndër të cilët deri më tani 23 janë shëruar dhe 3 kanë vdekur.

Maqedoninë e Veriut, së bashku me një tjetër vdekje të konfirmuar nga virusi Covid-19, numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 21.

Ministria e Shëndetësisë tha se 72 raste të reja të koronavirusit ishin regjistruar në vend brenda 24 orëve, duke e çuar numrin e përgjithshëm të pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 në 570, dhe se 22 njerëz ishin shëruar deri më tani. Ministria gjithashtu informon se në 24 orët e kaluara janë kryer edhe 371 teste, dhe deri më tani në vend janë kryer gjithsej 5.291 teste të Covid-19.

Rumani, numri i vdekjeve nga lloji i ri i koronavirusit (Covid-19) është rritur në 148, ndërsa numri i rasteve ka shkuar në 3.864.

Greqia deri më tani ka 70 të vdekur dhe 1.673 pacientë të diagnostikuar me koronavirus.

Numri i të vdekurve në Serbi është rritur në 51, kurse ai i rasteve është 1.908, përfshi edhe 284 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Slloveni, numri i viktimave nga Covid-19 është rritur në 28, me 997 raste të raportuara. Në vend janë identifikuar me Covid-19 edhe 156 punonjës të kujdesit shëndetësor, ndërsa 79 prej tyre janë shëruar deri më tani.

Numri i të vdekurve në Kroaci është 15 persona, dhe janë diagnostikuar 1.182 persona, përfshirë një fëmijë 4-muajsh.

Bosnjë-Hercegovinë, 21 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi deri më tani, dhe numri i të infektuarve është rritur në 651.

Bullgari deri më tani janë regjistruar 18 vdekje dhe 522 raste të infektuara.

Dy persona kanë vdekur nga Covid-19 në Mal të Zi deri më tani, dhe 203 pacientë janë diagnostikuar me këtë sëmundje.



Lajme të ngjashme