Koalicioni ndërkombëtar ndihmon organizatën terroriste YPG/PKK në luftën kundër koronavirusit

Kualicioni kundër DAESH-it i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siguroi majisje mjekësore për anëtarët e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK me detyrë në spitalet e kontrolluara nga kjo organizatë në Siri.

1391185

Koalicioni deklaroi se ka siguruar pajisje me vlerë 1 milion e 200 mijë dollarë për t’u përdorur kundër koronavirusit të tipit të të ri (COVID-19) në spitalet dhe burget në Haseki dhe Shedadi.  

“Pajisjet mjekësore të siguruara do të ndihmojnë punonjësit në spitalet Haseke dhe Shedadi, Forcat Demokratike Siriane dhe rojet që sigurojnë rregullin në burgjet e rajoneve në fjalë”, shkruhet në deklaratën e koalicionit.

Gjithashtu bëhet e ditur se pajisjet përbëhen prej dorashkave, maskave, pajisjeve (mbrojtëse) dhe oksimetre.

Në deklaratë theksohet se për pjesëtarët e organizatës që punojnë në burgje janë siguruar maska dhe veshje mbrojtëse si dhe shkopë gome.

Gjithashtu në këtë deklaratë tërheqin vëmendjen edhe fjalët e zëvendësdrejtorit për çështjet civile të koalicionit kundër DAESH-it, koloneli Brian Henderson; “Marrëdhëniet tona të përhershme (me YPG/PKK) shkojnë përtej pandemisë dhe Forcat Demokratike Siriane janë shumë kritike për misionin e sigurimit të stabilitetit dhe sigurisë në veri të Sirisë”.  

Kualicioni kundër DAESH-it në deklaratën e tij citon Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo të ketë thënë në 27 mars se në Siri do të sigurohet një ndihmë prej 16,8 milionë dollarë për luftën kundër koronavirusit.

Edhe Departmaneti amerikan i Mbrojtjes, në kuadër të buxhetit të mbrojtjes, siguron ndihma në armë dhe pajisje në rajonet e kontrolluara nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK.

Lajme të ngjashme