Guterres: Grupet terroriste mund të përfitojnë nga pandemia

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres paralajmëroi kundër paqartësive të shkaktuara nga lloji i ri i epidemisë së koronavirusit (Covid-19).

1391040
Guterres: Grupet terroriste mund të përfitojnë nga pandemia

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres paralajmëroi kundër paqartësive të shkaktuara nga lloji i ri i epidemisë së koronavirusit (Covid-19), ndërsa paralajmëroi se "Grupet terroriste dhe radikale mund të përfitojnë nga pandemia".

Guterres përsëriti thirrjen për një armëpushim global për shkak të epidemisë gjatë konferencës për shtyp të mbajtur përmes videokonferencës.

Ai theksoi se megjithëse ekziston një angazhim për armëpushim nga rajone të luftës si Siria, Jemeni, Libia, Mianmar, Ukraina, Sudani dhe Kameruni, Guterres theksoi se lufta e vetme në botë duhet të luftohet kundër armikut të përbashkët Covid-19.

Guterres paralajmëroi gjithashtu kundër paqartësive të shkaktuara nga epidemia e koronavirusit duke thënë se "Grupet terroriste dhe radikale mund të përfitojnë nga pandemia".

Sekretari i Përgjithshëm gjithashtu paralajmëroi se epidemia "kërcënon edhe sigurinë ushqimore", si dhe paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

"Të gjithë zinxhirët e furnizimit, përfshirë atë të ushqimit, farmaceutikës dhe pajisjeve tjera mjekësore, duhet të vazhdojnë veçanërisht për zonat më të varfra dhe të prekura", tha ai.

"Më e keqja nuk ka ardhur akoma, dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi kundër Covid-19 për unitetin dhe paqen që i duhen botës sonë," tha Guterres.

 


Lajme të ngjashme