Pompeo amerikanëve jashtë shtetit: “Nxitoni nëse doni të ktheheni”

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë që ndodhen jashtë shtetit dhe duan të kthehen në Amerikë “që të nxitojnë”.

1388829
Pompeo amerikanëve jashtë shtetit: “Nxitoni nëse doni të ktheheni”

Në konferencën e shtypit në selinë e departamentit Mike Pompeo bëri deklarata edhe për epideminë e koronavirusit të ri (Covid-19).

Rreth 50 veta që punojnë në Departamentin e Shtetit kanë rezultuar me Covid-19, ndërsa 1 personel ka humbur jetën nga virusi,- u shpreh Pompeo.

Nga ana tjetër Pompeo theksoi se së shpejti do të ndalojnë fluturimet që realizohen me mbështetjen e shtetit në kuadër të luftës me epideminë për qëllime tregtare dhe evakuimi jashtë vendit, si dhe kërkoi nga qytetarët amerikanë që duan të kthehen në Amerikë që të kontaktojnë me ambasadat dhe të nxitojnë për t’u kthyer.



Lajme të ngjashme