BE-ja miraton Nismën e Investimit të Përgjigjes kundër Koronavirusit (CRII)

Bashkimi Evropian miratoi të hënën vonë masat urgjente që përfshijnë themelimin e fondit 37 miliardë eurosh dhe pezullimin e rregullave të lejeve të fluturimit për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

1388274
BE-ja miraton Nismën e Investimit të Përgjigjes kundër Koronavirusit (CRII)

Këshilli i BE-së njoftoi se janë miratuar rregullimet që përmbajnë masa speciale në lidhje me llojin e ri të virusit korona.

Sipas rregullimeve ligjore në fjalë, Nismës së Investimit të Përgjigjes kundër Koronavirusit (CRII) do t'i akordohet një fond prej 37 miliardë eurosh nga buxheti i BE-së. Me këto para, shtetet anëtare do mund të forcojnë me shpejtësi sistemet e kujdesit shëndetësor, mbështesin sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, skemat e punësimit afatshkurtër dhe shërbimet sociale.

Po ashtu, në situata emergjente për shëndetin publik si kjo e krijuar nga pandemia COVID-19 do mund të përdoret edhe Fondi i Solidaritetit të BE-së, i cili është themeluar realisht për menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

Një tjetër masë e miratuar nga Unioni është pezullimi i rregullave të lejeve të fluturimit (slot), të detyrueshme për kompanitë ajrore, nga data 1 mars deri më 24 tetor të këtij viti.

Të gjitha rregullimet në fjalë do të hyjnë në fuqi pasi të jenë publikuar në Fletoren Zyrtare të Bashkimit Evropian, më datë 1 prill.



Lajme të ngjashme