Francë – Olivier Veran: Koronavirusi u përhap nga Kisha Ungjillore

Ministri i Shëndetësisë së Francës, Olivier Veran, pohoi të të dielën se lloji i ri i koronavirusit (COVID-19) është përhapur gjatë riteve të mbajtura muajin e kaluar në Kishën Ungjillore në Mulhouse, ku morën pjesë më shumë se 2.000 njerëz.

1387814
Francë – Olivier Veran: Koronavirusi u përhap nga Kisha Ungjillore

“Pika e rrëzimit ishte mbledhja e zhvilluar në Kishën Ungjillore në Mulhouse. Epidemia me të vërtetë u përhap nga këtu në të gjithë vendin”, deklaroi Veran gjatë një interviste me korrespondentin e gazetës së përjavshme “Le Journal du Dimanche”.

Kurse në një artikull të së përditshmes “Le Monde” theksohet se nga Kisha Ungjillore në Mulhouse virusi ka shkuar edhe në Austri.

Sipas lajmit në fjalë, një familje rezidente në kryeqytetin Vjenë të Austrisë, e cila ka marrë pjesë në ritet e mbajtura nga data 17 deri më 21 shkurt në Kishën Ungjillore në Mulhouse dhe më 27 shkurt është kthyer në kryeqytetin austriak duke kaluar nga Belgjika, ka rezultuar pozitive në testet e COVID-19.

“Le Monde” shkon edhe më tej duke pretenduar se këto rite kishtare janë bërë shkaktare që koronavirusi të “fluturojë” deri në Burki-Faso, shtet kontinental në Afrikën Perëndimore. Kjo sepse prifti Mamadou Philippe Karambiri, rezident në kryeqytetin Vagadudu të vendit, ka marrë pjesë në ritet e lartpërmendura dhe më pas është kthyer në vendin e tij, ku ka rezultuar pozitiv.

Ndërsa një lajm i transmetuesit publik “France Info” pati theksuar më herët se të paktën 1.000 pjesëmarrës në ritet e zhvilluara nga data 17 deri më 21 shkurt në Kishën Ungjillore në Mulhouse janë infektuar me koronavirus.

“France Info” gjithashtu tërheq vëmendjen se ritet kishtare në fjalë, ku marrin pjesë njerëz nga qytete të ndryshme të Francës dhe jo vetëm, kanë shkaktuar përhapje masive të virusit vdekjeprurës.



Lajme të ngjashme