Armëpushimi në Idlib – Rreth 35.000 civilë kthehen në shtëpi

Rreth 35 mijë civilë të zhvendosur nga sulmet e regjimit të Beshar Esadit në Siri dhe mbështetësve të tij janë kthyer në shtëpitë e tyre pas armëpushimit që ka hyrë në fuqi më 6 mars në Zonën e Çtensionimit në Idlib.

1387608
Armëpushimi në Idlib – Rreth 35.000 civilë kthehen në shtëpi

Rreth 35 mijë civilë të zhvendosur nga sulmet e regjimit të Beshar Esadit në Siri dhe mbështetësve të tij janë kthyer në shtëpitë e tyre pas armëpushimit që ka hyrë në fuqi më 6 mars në Zonën e Çtensionimit në Idlib si rezultat i marrëveshjes së arritur mes Turqisë dhe Rusisë.

Muhamed Hallazh, drejtori i Koordinimit të Ndërhyrjes në Siri, një OJQ që mbledh të dhënat e migracionit në rajon, tha se një pjesë e civilëve janë kthyer në shtëpitë e tyre pas ndërprerjes së operacioneve ushtarake të regjimit Esad dhe mbështetësve të tij dhe vendosjes së armëpushimit.

"Më shumë se 1 milion civilë janë shpërngulur që nga tetori i vitit 2019, kur regjimi i intensifikoi sulmet. Pas armëpushimit, rreth 35 mijë prej tyre arritën të kthehen në vendbanimet e tyre",- shtoi ai.

Me përparimin e forcave të regjimit nga toka shumë vendbanime kaluan në kontrollin e regjimit dhe me qindra-mijëra civilë nuk duan që të rikthehen në këto zona, por vazhdojnë të jetojnë në kampet e ngritura në vijën kufitare Turqi-Siri, u shpreh Hallazh dhe kërkoi nga civilët e kthyer në shtëpitë e tyre që të bëjnë kujdes nga predhat e pashpërthyera dhe të njoftojnë autoritetet në rast të ndonjë situate të rrezikshme.  

 


Lajme të ngjashme