Vazhdojnë bisedimet Turqi-BE për rinovimin e marrëveshjes së refugjatëve

“Bisedimet midis BE-së dhe Turqisë për marrëveshjen e firmosur në 18 mars 2016 për migracionin vazhdojnë”, tha Zëdhënësi i Komisionit të Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano në një konferencë shtypi online.

1386384
Vazhdojnë bisedimet Turqi-BE për rinovimin e marrëveshjes së refugjatëve

Duke folur në konferencën e përditshme të shtypit, të cilën e mbajti online, Stano deklaroi se Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe njëherësh Nënkryetari i Komisionit Evropian (KE), kishte dhënë informacione për këtë çështje në mbledhjen e liderëve të Unionit, që u mbaj mbrëmë përmes videokonferencës.

"Negociatat dhe vlerësimet për marrëveshjen e emigrantëve BE-Turqi janë në proces",- sqaroi Stano.

Borrell vazhdon të jetë në kontakt të rregullt me ministrin e Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu),- u shpreh Stano dhe shtoi se bisedimet vazhdojnë edhe në nivelin e ekspertëve.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) më 10 mars kishte vizituar Brukselin me ftesë të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe për situatën e azilkërkuesve ai kishte biseduar në takimet që kishte pasur me Michel dhe Kryetaren e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen.

Pala e BE-së pastaj këtyre takimeve kishte njoftuar se në ditët në vijim do të fillonin negociata të nivelit të lartë mbi kapërcimin e mangësive lidhur me zbatimin e marrëveshjes së 18 marsit (firmosur në Bruksel mes BE-së dhe Turqisë).

 


Lajme të ngjashme