Hungaria falënderon Turqinë për ndihmat në luftën kundër koronavirusit

Ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto falenderoi Turqinë për ndihmën që i ka dhënë Hungarisë në luftën kundër tipit të ri të koronavirusit (COVID-19).

1386362

Në postimin e bërë në median sociale “Facebook”, ministri Szijjarto bëri të ditur se në kuadër të luftës kundër koronavirusit, Hungaria kërkoi ndihmë nga Këshilli i Bashkëpunimit të Vendeve Turqishtfolëse.   

Ai bëri të ditur se Turqia lejoi eksportin e 8 mijë tonë tekstileve që do të përdoren në prodhimin e maskave, kurse Uzbekistani dërgoi 150 mijë maska.

“Ndihma e qeverisë turke dhe uzbeke është shumë e rëndësishme dhe ne u jemi mirënjohës. Miku i vërtetë njihet në kohë të vështira”, shkroi Ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto.  

Lajme të ngjashme