OKB bën thirrje për një plan global ndihmash humanitare kundër COVID-19

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres ka iniciuar një plan të ndihmës humanitare globale prej 2 miliardë dollarësh për të luftuar epideminë e koronavirusit.

1385499
OKB bën thirrje për një plan global ndihmash humanitare kundër COVID-19

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres ka iniciuar një plan të ndihmës humanitare globale prej 2 miliardë dollarësh për të luftuar epideminë e llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) në vendet më të varfra në botë.

Në një deklaratë të bërë në lidhje me epideminë Sekretari Guterres tha se COVID-19 kërcënon tërë njerëzimin dhe se lufta individuale e vendeve nuk do të jetë e mjaftueshme, ndërsa shtoi se bota duhet të luftojë bashkërisht kundër këtij virusi.

Duke theksuar se edhe vendet e pasura me sistem të fortë shëndetësor janë nën presion dhe se tani virusi ka arritur në vendet që luftojnë me krizat humanitare të shkaktuara nga lufta, fatkeqësitë natyrore dhe ndryshimi i klimës, Sekretari Guterres paralajmëroi që njerëzit, të cilët kanë vështirësi në qasjen në ujë të pastër dhe sapun, nuk do të kenë mundësinë të sigurojnë shtretër dhe pajisjet e frymëmarrjes artificiale në spital në rast të ndonjë situate kritike.

"Ne po iniciojmë sot një plan global të ndihmës humanitare prej 2 miliardë dollarëve për të mbështetur luftën kundër epidemisë së COVID-19 në vendet më të varfra në botë", deklaroi Guterres ndërsa u bëri thirrje qeverive të mbështesin planin global të ndihmës.

 


Lajme të ngjashme