"Nëse nuk parandalohet Covid-19, vendet evropiane do të përballen me mungesa në kujdesin intensiv”

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) paralajmëroi që në mes të prillit kapaciteti i njësive të kujdesit intensiv në vendet evropiane do të jetë i pamjaftueshëm në rast se nuk do të mund të parandalohet përhapja e Covid-19.

1385425
"Nëse nuk parandalohet Covid-19, vendet evropiane do të përballen me mungesa në kujdesin intensiv”

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) paralajmëroi që në mes të prillit kapaciteti i njësive të kujdesit intensiv në vendet evropiane do të jetë i pamjaftueshëm në rast se nuk do të mund të parandalohet përhapja e sëmundjes të koronavirusit të ri (Covid-19).

"Ekziston një rrezik i lartë i kapacitetit të pamjaftueshëm në sektorin e shëndetësisë në Bashkimin Evropian (BE) dhe Mbretërinë e Bashkuar për shkak të pandemisë Covid-19; 30% e të infektuarve janë të shtruar në spital dhe 4% janë në gjendje të rëndë. Raporti i shtrimit në spital është më i lartë tek personat mbi moshën 60 vjeç. Shkalla e vdekjes në mesin e atyre që janë shtruar në spital është rreth 12%",- thuhet në deklaratën e qendrës ECDC.

ECDC vlerëson se masat e marra mund të zvogëlojnë shkallën e përhapjes së Covid-19 në shoqëri.

"4% e rasteve në Kinë janë punëtorë të shëndetësisë",- përcakton qendra dhe u bën thirrje autoriteteve evropiane të furnizojnë personelin shëndetësor me veshje dhe pajisje profilaktike.

Qendra thekson se nuk ka të dhëna shkencore që koronavirusi të jetë më pak i efektshëm në mot të nxehtë dhe në atmosferë të lagësht.

 


Lajme të ngjashme