Mbi 21 mijë të vdekur në botë prej koronavirusit

Ndërkohë që lloji i ri i koronavirusit (COVID-19) përhapet me shpejtësi, numri i jetëve të humbura arriti në 21 mijë.

1385529
Mbi 21 mijë të vdekur në botë prej koronavirusit

Ndërkohë që lloji i ri i koronavirusit (COVID-19) përhapet me shpejtësi, numri i jetëve të humbura arriti në 21 mijë.

Iran, ku numri i viktimave prej koronavirusit ka arritur në 2 mijë e 234 dhe numri i të infektuarve në 27 mijë e 17, janë ndaluar udhëtimet ndërurbane.

Azerbajxhan, edhe një person tjetër që kurohej nga COVID-19 ka humbur jetën duke e çuar në 6 numrin e jetëve të humbura në këtë vend, ndërsa numri i personave që vazhdojnë të kurohen është rritur në 81.

Izrael, numri i personave që janë infektuar me koronavirus, duke u rritur me 126 persona arriti në 2 mijë e 495. Bëhet e ditur se 41 prej të infektuarve janë në gjendje të rëndë. Kryeministri Benyamin Netanyahu  shprehu shqetësim për mundësinë e rrënimit të sistemit të shëndetësisë në vend. Ai bëri thirrje për përvetësimin e politikave të rrepta dhe kërkoi nga populli izraelit që të zbatojë një disiplinë strikte ndaj vetes, në të kundërt në vend do të ndodhë fatkeqsi.

Me vdekjen e një personi 60-vjeçar në Bregun Perëndimor të pushtuar, në Palestinë u shënua vdekja e parë nga tipi i ri i koronavirusit (COVID-19). Ndërkohë që numri i personave të diagnostikuar në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës ka arritur në 86, prej tyre 17 u shëruan.

Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se për shkak të koronavirusit do të shtyhet referendumi për ndryshimin e kushtetutës dhe javën e ardhshëm qytetarët do të cilësohen me leje administrative. Në Rusi u mbyllën klubet e natës, kinematë dhe qendrat e argëtimit, ndërsa në kafene dhe lokale u ndalua konsumi i duhanit dhe nargilesë.

Ukrainë për shkak të koronavirusit humbën jetën 5 persona dhe numri i të infektuarve arriti në 145.

Presidenti i Kirgizisë, Sooronbay Ceenbekov për vendin ku janë regjistruar 44 raste kërkoi ndihmë financiare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Ministria e Shëndetësisë së Kazakistanit bëri të ditur se numri i personave të infektuar me COVID-19 duke u rritur me 17 të sëmurë arriti në 97, kurse deputetët mbi 65 vjeç kanë kaluar në sistemin e të punuarit nga shtëpia. Nga ana tjetër në kuadër të rregullave të karantinës që janë vënë në zbatim në qytetin Almati, përveç farmacive, marketeve dhe spitaleve janë ndaluar aktivitetet e të gjitha sektoreve të tjera të shërbimit. Kafenetë dhe restorantet kanë filluar të shërbejnë vetëm për porosi deri në orën 22.00.

Uzbekistan janë infektuar edhe 9 persona të tjerë duke e çuar numrin në 65 dhe ka filluar ndërtimi i 3 spitaleve parafabrikat që do të vihen në shërbim në kuadër të epidemisë.

Kurse në Gjeorgji duke u shënuar 4 raste të reja numri i personave të infektuar arriti në 77.

Armeni janë shëruar 25 raste të reja me koronavirus dhe numri i personave të infektuar u rrit në 290. Në deklaratën e bërë nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se deri më tani janë shëruar 18 pacientë ndërsa 272 të tjerë vazhdojnë të kurohen.

Arabinë Saudite në lidhje me këtë epidemi, Riadi vendosi të mbyllë hyrjet dhe daljet në Mekë dhe Medine.

Irak deri më tani kanë humbur jetën 31 persona ndërsa numri i të infektuarve arriti në 363. Ndalimqarkullimi, që u vendos në kuadër të masave kundër COVID-19 u zgjat edhe 15 ditë të tjera.

Për shkak të koronavirusit numri i personave që kanë humbur jetën në Tunizi u rrit në 5, në Egjipt numri i të infektuarve arriti në 456 kurse në Liban 470.  

Në rajonin Kamu Kashmir të Indisë u regjistrua vdekja e parë nga koronavirusi kurse numri i personave të infektuar arriti në 11. Kurse në total në Indi numri i rasteve me koronavirus u rrit në 470, ndërsa 9 prej tyre kanë humbur jetën.

Sheyh Hasina, Kryeministri i Bangladeshit, vend ku ka 5 viktima dhe 39 të infektuar, për të penguar përhapjen e virusit, kërkoi nga të gjithë që të qëndrojnë në shtëpi.

Filipine numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 45 ndërsa numri i rasteve të regjistruara ka arritur në 707, ku një prej tyre është senator.

Nepal deri më tani janë regjistruar 3 raste me COVID-19 dhe bëhet e ditur se në zonat malore kanë mbetur të bllokuar rreth 160 turistë, shumica nga Evropa, Australia dhe Zelanda e Re.

Japonia ka deklaruar se deri më tani nuk planifikon të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në kuadër  të luftës kundër koronavirusit. Në këtë vend ka 2 mijë e 25 persona të infektuar, përfshi edhe ata të anijes “Diamond Princess”. Në këtë vend 55 persona kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit.

Korenë e Jugut, ku me 131 jetë të humbura niveli i vdekjeve është 1,42% janë regjistruar 104 raste të reja duke e çuar në 9 mijë e 241 numrin e personave të infektuar.  

 

 



Lajme të ngjashme