Franca tërheq ushtarët e saj nga Iraku

Franca deklaroi se tërhoqi ushtarët e saj nga Iraku, të cilët ishin atje në kuadër të forcave ndërkombëtare nën pararojën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër organizatës terroriste DAESH.

1385193

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve të Irakut “INA”, Abdulkerim Halef, zëdhënësi ushtarak i Adil Abdulmehdi, Kryeministri dhe njëkohësisht Kryekomandati, që dha dorëheqjen në 29 nëntor për shkak të protestave në vend, bëri të ditur se në kuadër të marrëveshjes së bërë me qeverinë, trupat franceze me detyrë në kuadër të koalicionit kundër DAESH-it, janë larguar nga territoret e Irakut.

Ai nuk dha detaje në lidhje me shkakun e tërheqjes së ushtarëve francezë nga vendi i tij.

Edhe Ministria e Mbrojtjes së Çekisë kishte deklaruar të mërkurën se kishte tërhequr ushtarët e saj nga Iraku për shkak të kërcënimit në rritje të koronavirusit dhe sulmeve ndaj forcave të koalicionit në Irak.

Lajme të ngjashme