Trump kërkon nga Koreja e Jugut teste diagnostikimi për COVID-19

Bëhet e ditur se Koreja e Jugut, e cila është ndër vendet më të prekura nga virusi jashtë Kinës, mban kontrollin e epidemisë me testet e diagnostikimit dhe me masa tjera të marra.

1384901
Trump kërkon nga Koreja e Jugut teste diagnostikimi për COVID-19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) Donald Trump, në kuadër të luftës kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in prej të cilit kërkoi "teste për diagnostikimin për koronavirusin".

Bëhet e ditur se Koreja e Jugut, e cila është ndër vendet më të prekura nga virusi jashtë Kinës, mban kontrollin e epidemisë me testet e diagnostikimit dhe me masa tjera të marra.

Presidenti i Koresë së Jugut Moon në një deklaratë të bërë në Seul, tha se "Presidenti amerikan Trump ka kërkuar që të sigurohen produkte urgjente, siç është pajisja për testimin e virusit".

U theksua se tema kryesore e bisedës telefonike të dy liderëve ishte lufta kundër koronavirusit.

 


Lajme të ngjashme