Tërmet i fuqishëm 7,5 ballë në Rusi, jepet alarm për cunami

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 të shkallës rihter ka goditur ishujt Kuril në Rajonin Federal të Lindjes së Largët të Rusisë.

1384517
Tërmet i fuqishëm 7,5 ballë në Rusi, jepet alarm për cunami

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 të shkallës rihter ka goditur  ishujt Kuril në Rajonin Federal të Lindjes së Largët të Rusisë.

Qendra për Kërkime Gjeologjike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USGS) deklaroi se tërmeti 7,5 ballë që ra në det të hapur 213 kilometra në juglindje të rajonit Severo, që varet nga ishujt Kuril,ishte në 56,7 kilometra thellësi.  

Qendra e Tsunamit në Paqësor paralajmëroi për cunami në Severo, Sahalin dhe ishullin Havai në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në deklaratën e bërë nga Departamenti për Situatat Emergjente të Rusisë u bë e ditur se pas tërmetit janë bërë punimet e organizuara dhe “sipas përcaktimeve të para nuk ka të vdekur e të plagosur ose shkatërrime në zonën e tërmetit”.

Gjithashtu bëhet e ditur se afërsisht 400 persona janë evakuar në një rajon të sigurt për shkak të cunamit që mund të krijohet. “Cunami i shkaktuar pas tërmetit në Severo-Kurilsk, ishte në një lartësi prej afërsisht 50 centimetrave. Vazhdon kërvënimi prej cunamit”, shkruhet në deklaratën e Departamentit për Situatat Emergjente të Rusisë.



Lajme të ngjashme