Libi: GNA fillon një operacion ushtarak ndaj milicëve të puçistit Hafter në Tripolit

Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA), që njihet ligjërisht në kuadër të Kombeve të Bashkuara ka filluar një operacion në jug të Tripolit ndaj milicëve që varen nga lideri i forcave të armatosura të jashtëligjshme në lindje të Libisë, Halife Hafter.

1385007

Në deklaratën e bërë nga Qendra për Media e operacionit “Vullkani i Zëmërimit” të GNA-së bëhet e ditur se ka filluar operacionin “Furtuna e Paqes” ndaj të gjitha fronteve të milicëve të Hafterit në lindje të vendit.  

Gjithashtu theksohet se operacioni ka filluar për shkak se milicët dhe ushtarët mercenarë të Hafterit duke prishur armëpushimin kanë marrë në objektivë me raketa ambientet e jetës civile në Tripoli.

Milicët e Hafterit kishin sulmuar një spital në rajonin Ayn Zara në jug të Tripolit dhe kishin plagosur 3 punonjës. Kurse në sulmet e bëra me raketa gjatë dy ditëve të fundit në këtë rajon kanë humbur jetën 6 civilë.

Nga ana tjetër, komandanti i operacionit “Furtuna e Paqes”, Usame Cuveyli deklaroi se kanë marrë kontrollin e Bazës Ushtarake Ajrore Kombëtare të Libisë dhe kanë kapur rob disa milicë.

Cuveyli theksoi se operacioni u fillua për shkak se pavarësisht thirrjeve të armëpushimit ndaj milicëve të Hafterit, ata vazhduan të sulmojnë Tripolin.

“Ndër ata që janë kapur rob ka edhe ushtarë mercenarë të sjellë në Libi nga jashtë shtetit”, tha komandanti Cuveyli.    

Fotografitë e robërve të kapur në Bazën Ajrore u pasqyruan edhe në median sociale edhe në median lokale.

Lajme të ngjashme