Koronavirusi – Kina me infektime të reja, Koreja Jugut me numrin më të ulët të rasteve në 4 javë

Koronavirusi i ri (COVID-19) po përhapet gjithnjë e më shumë, sipas buletinit të fundit të Universitetit “Johns Hopkins”. Rastet anembanë globit janë tani rreth 350.000, të shëruarit afro 100.000 dhe të vdekurit mbi 15.000.

1383535
Koronavirusi – Kina me infektime të reja, Koreja Jugut me numrin më të ulët të rasteve në 4 javë

Kinë, shtet nga i cili virusi filloi të përhapet në muajin dhjetor 2019, numri i viktimave është rritur në 3.270 dhe i rasteve të konfirmuara në 81.054. Pekini zyrtar njoftoi të hënën edhe 46 raste të reja me koronavirus, ndërsa qyteti Vuhan do të zvogëlojë bllokadën dymujore duke rivendosur gradualisht transportin publik dhe duke lejuar njerëzit e shëndetshëm të vazhdojnë punën. Shkalla e vdekshmërisë nga COVID-19 në epiqendrën e tij Vuhan është 1,4%.

Gjithsej 127 persona kanë vdekur në Iran nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin e vdekjeve në 1.812. Sipas televizionit shtetëror iranian (IRIB), në vend janë diagnostikuar 1.411 raste të reja dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 23.049, ndërkohë që 8.376 persona janë shëruar. Ndërkaq, IRIB-i njoftoi gjithashtu se 19 korrespondentë të tij kanë rezultuar pozitivë në testet e koronavirusit.

Rusi u konfirmuan 71 raste të reja me COVID-19 dhe totali i të infektuarve arriti në 438. Banorëve mbi 65 vjeç të Moskës iu ndalua të dalin jashtë. Kurse Shërbimi Federal i Shëndetit të Rusisë (Rospotrebnadzor) lajmëroi pezullimin e përkohshëm të eksportit të produkteve të drithërave.

Koreja e Jugut ka raportuar 64 raste të reja në 24 orët e fundit, shifra më e ulët që nga 24 shkurti. Në këtë shtet ka 8.961 persona të infektuar dhe 111 vdekje deri më tani.

Kurse në Irak ka shkuar në 20 numri i vdekjeve nga virusi i ri korona dhe në 233 ai i rasteve të konfirmuara. Ndalimqarkullimi u shty edhe për një javë në këtë vend.

Mohammad Shtayyeh, kryeministër i Palestinës, shpalli ndalimqarkullimin duke filluar nga ora 22:00 e së dielës në të gjithë territorin e vendit në kuadër të luftës me koronavirusin e ri. Nga ky urdhër përjashtohen vetëm mjekët, farmacistët dhe pronarët/punonjësit e furrave të bukës.

Pas konfirmimit të rastit të parë me koronavirus në Rripin e Gazës në bllokadë, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) vendosi të ndalë përkohësisht ndihmat ushqimore.

Xhamia Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar u mbyll plotësisht duke filluar nga mëngjesi i së hënës në kuadër të luftës me COVID-19.

Ndërsa në Izrael, ku momentalisht ka vetëm një vdekje nga lloji i ri i virusit korona, numri i të infektuarve u rrit në 1.238, prej të cilave 135 janë raste të reja.

Kryeministri i Libanit, Hassan Diyab, pas rritjes në 230 të bilancit të rasteve me COVID-19, u bëri thirrje qytetarëve që të mos dalin jashtë shtëpive të tyre përvese në raste të detyrueshme.

Algjeri, ku numri i viktimave nga koronavirusi u rrit në 15 dhe i të infektuarve në 139, ministri i Shëndetësisë, Abdel-Rahman bin Bouzid, deklaroi se qeveria po përgatitet për skenarin më të keq.

Tunizia, ku viktimat nga COVID-19 janë rritur në 3 dhe i rasteve të konfirmuara në 75, njoftoi vendosjen e të gjithë vendit në karantinë deri më 4 prill.

Bilanci i të infektuarve ka shkuar në 104 në Marok dhe 511 në Arabinë Saudite. Kjo e fundit shpalli ndalimqarkullimin e pjesshëm për 21 ditë duke filluar nga e hëna.

Senegal u bë e ditur se rastet me koronavirus janë rritur në 56, ndërsa në Çad disa të dënuar janë arratisur gjatë një revolte në burg kundër sëmundjes në fjalë.

Rasti i parë është regjistruar edhe në Siri. Një grua e re që vinte nga jashtë shtetit, ka rezultuar pozitive në testin e koronavirusit.

Ushtria e Malajzisë, ku 10 veta kanë humbur jetën nga koronavirusi dhe 1.306 janë infektuar deri më tani, është angazhuar për të bërë më efektiv zbatimin e kufizimit të aktivitetit ditor të qytetarëve.

Regjimi i ndalimqarkullimit do të zbatohet deri më 31 mars edhe në Indi, ku deri më tani ka 8 viktima dhe 425 infektime nga koronavirusi.

Në kuadër të luftës me COVID-19, biznesmeni i famshëm kinez, Jack Ma, ka dërguar miliona teste, maska dhe kostume mbrojtëse në Afrikë, ku aktualisht ka 39 viktima dhe 1.268 raste të konfirmuara.

Bëhet e ditur se pas ndërprerjes së fluturimeve ndërkombëtare dhe mbylljes së kufijve tokësorë si masë kundër përhapjes së llojit të ri të koronavirusit, rreth 50.000 qytetarë francezë kanë mbetur të bllokuar në vendet afrikane.



Lajme të ngjashme