Regjimit i Esadit sulmon Deran, vriten 6 civilë

Si pasojë e sulmeve të artilerisë ndaj një qyteze në rrethin Dera në jug të Sirisë, të cilën regjimi i Esadit e ka të vështirë ta mbajë nën kontroll, kanë vdekur 6 civilë, 3 prej të cilëve fëmijë.

1381330

Forcat e regjimit sirian u munduan të hyjnë të mërkurën në qytezën Celin, që ndodhet në zonën rurale të Deras, ku jetojnë opozitarët e vjetër ushtarakë.

Pas kësaj delegacioni opozitar, që u nda nga qyteza, u sulmuan nga forcat e regjimit, me të cilët do të bisedonin për këtë ngjarje. Në sulm u vranë dy opozitarë dhe u plagos një person.

Pas kësaj ngjarjeje pati përleshje mes opozitarëve të vjetër dhe ushtarëve të regjimit që u munduan të hyjnë në qytezë.

Forcat e regjimit, të cilat u tërhoqën pasi humbën 8 pjesëtarë, goditën me artileri qytezën në fjalë.

Në sulm u vranë 6 civilë, ndër të cilët 3 ishin fëmijë.

Ndërkaq vazhdon tensioni në Celin.

Forcat e regjimit, pas sulmeve intensive, me kompromisin e imponuar nga Rusia në korrik të vitit 2018, kishin hyrë në Dera.

Lajme të ngjashme