ShBA tërhiqet nga baza ushtarake “Al Qaim” në Irak

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë tërhequr trupat e tyre nga baza ushtarake “Al Qaim” në Irakun perëndimor dhe ua kthyen atë forcave irakiane të sigurisë.

1380318
ShBA tërhiqet nga baza ushtarake “Al Qaim” në Irak
امریکا
abd asker korona.jpg

"Koalicioni u dorëzoi forcave irakiane të sigurisë bazën «Al-Qaim»",- thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Koalicioni i udhëhequr nga ShBA kundër DAESH.

Raportohet se për sa kohë që do të arrihet sukses në luftën kundër DAESH, ShBA-ja do ta ndryshojë gjatë vitit praninë e saj ushtarake në bazat që ka në Irak.

Ajo që bie në sy është fakti se kthimi i bazës ushtarake [forcave irakiane të sigurisë] ka ndodhur pas sulmeve të fundit me raketa kundër bazave ku janë vendosur trupat amerikane.

Dy sulme me raketa u kryen gjatë dy javëve të fundit kundër bazës «Taji», në veri të Bagdadit.

Në sulmin e parë vdiqën 3 persona, 2 prej tyre ushtarë amerikanë dhe 1 mjek ushtarak britanik, dhe mbetën të plagosur 14 të tjerë.

Kurse në sulmin e dytë me raketa ishin plagosur 3 ushtarë.

 


Lajme të ngjashme