Sulmohet për herë të dytë baza e forcave të Koalicionit Ndërkombëtar në Irak

Baza Taci në Irak, ku ndodhen Forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koalicionit Ndërkombëtar kundër DAESH-it, u sulmua me raketa për herë të dytë brenda një jave.

1378158

Autoritetet e sigurisë irakiane, në prononcimin e bërë për median lokale, u shprehën se sulmi ndaj Bazës Ushtarake Taci u ndërmor me raketa katjusha.  

Autoritetet nuk bënë të ditur nëse në sulm pati apo jo viktima.  

Nga ana tjetër, në pamjet e para të transmetuara në median sociale, duket një tym jo shumë i dendur.

Si pasojë e sulmit ndaj Bazës Taci, ku janë dislokuar forcat e koalicionit në Irak, ishin vrarë 3 ushtarë, 2 amerikanë dhe një anglez, dhe u plagosën 12 të tjerë. 

Ndërsa në deklaratën me shkrim të bërë nga Komanda e Përbashkët Operacionale, që varet nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Irakut, bëhet e ditur se në sulmet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Hashdi Shabi, që janë milicë të afërt me ushtrinë dhe Iranin, u vranë 6 persona.  

Presidenti i Irakut, Berhem Salih, në një deklaratë me shkrim e cilësoi sulmin e Amerikës “si një shkelje të sovranitetit kombëtar të Irakut”.

Lajme të ngjashme