Siri – Në sulmet ndaj shërbimeve shëndetësore gjatë periudhës 2016-2019 janë vrarë 470 njerëz

Drejtori i Emergjencave për rajonin e Mesdheut Lindor të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Richard Brennan deklaroi se vetëm gjysma e 550 qendrave shëndetësore janë të hapura sot.

1376825
Siri – Në sulmet ndaj shërbimeve shëndetësore gjatë periudhës 2016-2019 janë vrarë 470 njerëz

Në sulmet që janë bërë ndaj shërbimeve shëndetësore në Siri mes viteve 2016-2019, kanë humbur jetën 470 njerëz dhe janë plagosur 968 të tjerë.

Drejtori i Emergjencave për rajonin e Mesdheut Lindor të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Richard Brennan, të dhënat për sulmet ndaj shërbimeve shëndetësore në Siri i përshkroi me fjalët: "ligji humanitar ndërkombëtar, dëshmi e tmerrshme e mosrespektimit të jetës së civilëve dhe punonjësve të shërbimit shëndetësor".

Në deklaratë theksohet se gjatë periudhës 2016-2019 në Siri janë kryer 494 sulme të konfirmuara që synonin shërbimet shëndetësore. Këto arritën kulmin në vitin 2016, ndërsa Idlibi, Halepi dhe Hama në veriperëndim të Sirisë, kanë qenë më të prekura nga sulmet në krahasim me rajonet tjera.

Deklarata thekson se që nga viti 2016 e këtej në sulmet ndaj shërbimeve shëndetësore në Siri janë plagosur 968 njerëz dhe shumë prej tyre kanë mbetur me aftësi të kufizuara.

Brennan gjithashtu deklaroi se për shkak të sulmeve të kaluara, mundësisë së kryerjes së sulmeve të reja dhe njerëzve që u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre në veriperëndim të Sirisë, vetëm gjysma e 550 qendrave shëndetësore janë të hapura sot.

 


Lajme të ngjashme