Marshim masiv në Gjermani për hapjen e kufijve për emigrantët

Mijëra njerëz marshuan në Gjermani për të hapur kufijtë e Bashkimit Evropian (BE) për emigrantët.

1374001
Marshim masiv në Gjermani për hapjen e kufijve për emigrantët

Mijëra njerëz marshuan në Gjermani për të hapur kufijtë e Bashkimit Evropian (BE) për emigrantët.

Në manifestimin, i cili u organizua nga nisma “Seebrücke” në Berlin, mijëra njerëz u mblodhën para Ministrisë së Punëve të Brendshme. Demonstruesit më pas parakaluan përpara ndërtesës së Kryeministrisë dhe marshuan përmes rrugëve “Hallesches Ufer”, “Unter den Linden” dhe “Friedrichsstrase”.

Në fjalimet e mbajtura gjatë manifestimit u tërhoq vëmendja në emigrantët në Greqi. Duke thënë se Gjermania duhet të pranojë këta emigrantë, një folës tha: "Ne e dimë se ekziston një vend në Gjermani për emigrantët që janë mbytur, poshtëruar, torturuar dhe tani janë vrarë në Greqi".

Iniciativa “Seebrücke” njoftoi se 4 mijë njerëz morën pjesë në këtë manifestim.

Ndërkaq bëhet e ditur se në manifestimin e organizuar në Hamburgu për hapjen e kufijve të BE-së për emigrantët morën pjesë 5 mijë njerëz.

 


Lajme të ngjashme