OKB, thirrje për mbështetje të Turqisë në çështjen e refugjatëve

Kombet e Bashkuara i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të vazhdojë dhe të rrisë mbështetjen ndaj Turqinë në lidhje me refugjatët sirianë.

OKB, thirrje për mbështetje të Turqisë në çështjen e refugjatëve

Kombet e Bashkuara i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të vazhdojë dhe të rrisë mbështetjen ndaj Turqinë në lidhje me refugjatët sirianë.

Zëdhënësi i Komisariatit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR), Babar Baloch, në mbledhjen për shtyp të zhvilluar në zyrën e OKB-së në Gjenevë, bëri deklarata në lidhje me Turqinë dhe civilët sirianë.  

Ai theksoi se nuk duhet harruar që Turqia mirëpret 3,6 milionë sirianë dhe nënvizoi se i kanë bërë thirrje vendeve fqinje të Sirisë që të “pranojnë” civilët që u drejtohen vendit të tyre.  

“Si rrjedhojë këtë thirrje e zgjerojmë duke përfshirë edhe komunitetin ndërkombëtar. Duhet të vazhdojë dhe të rritet mbështetje ndaj Turqisë në lidhje me refugjatët sirianë”, tha Babar Baloch.

Kurse në lidhje me lajmin për hapjen e kufijve nga ana e Turqisë për kalimin e refugjatëve sirianë në Evropë, ai tha: “Në lidhje me këtë nuk na ka arritur asnjë informacion. Nuk ka as një raport që të na ketë ardhur në lidhje me mobilizim të dukshëm në vijën kufitare”.

Edhe Zëdhënësi i Zyrës për Koordinim të Çështjeve Humanitare të OKB-së, Jens Laerke duke iu referuar faktit se që nga muaji dhjetor e deri më tani nga Idlibi janë zhvendosur rreth 1 milionë civilë, në lidhje me gjendjen e tyre u shpreh duke thënë: “Ata janë në kushte të tmerrshme. Kjo është një gjendje tragjike”.



Lajme të ngjashme