The Washington Post: “Mbrojtësi i vetëm i popullit të pafuqishëm në Siri është Turqia”

Në kryeartikullin e sotëm të gazetës në fjalë u trajtua kriza humanitare në rajonin Idlib të Sirisë.

1367460
The Washington Post: “Mbrojtësi i vetëm i popullit të pafuqishëm në Siri është Turqia”

Gazeta amerikane “The Washington Post” shkruan se “Mbrojtësi i vetëm i popullit të pafuqishëm në Siri është Turqia”.

Në kryeartikullin e sotëm të gazetës në fjalë u trajtua kriza humanitare në rajonin Idlib të Sirisë.

Në artikull theksohet se qeveritë perëndimore janë lodhur dhe nuk interesohen me luftën civile siriane, e cila nuk duket se ka fund, sepse polarizimi në agjendat e brendshme tërhoqi vëmendjen e tyre nga Siria.

Në artikull përcillen të dhënat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku thuhet se për shkak të sulmeve të regjimit të Beshar Esadit dhe Rusisë prej dhjetorit e këtej në kufirin e Turqisë nga Idlibi janë zhvendosur 900 mijë refugjatë, në mesin e të cilëve 500 mijë fëmijë, ndërsa thuhet se refugjatët nuk gjejnë vend për të strehuar për shkak të motit të ftohtë.

Gazeta bën të ditur se regjimi i Esadit dhe Rusia, me qëllim për të marrë rajonet që kontrollohen nga opozitarët, organizuan sulme ajrore në mënyrë që civilët të largohen.

“Mbrojtësi i vetëm i njerëzve të pafuqishëm në këtë rajon është Turqia, e cila gjatë javëve të fundit ka dislokuar mijëra trupa, tanke dhe topa. Presidenti Erdogan ka bërë të ditur që në qoftë se regjimi nuk tërhiqet deri në fund të kësaj jave, ata do të ndërmarrin një operacion kundër regjimit”, shkruhet në gazetë.

Në artikull rikujtohet se dje në Ankara kanë filluar bisedimet mes Turqisë dhe Rusisë, ndërsa thuhet se Presidenti Recep Tayyip Erdogan dëshiron të formojë një zonë të sigurt në thellësi 20 km, e cila do të përfshinte edhe qendrën e Idlibit.

Në mes tjerash bëhet e ditur se Rusia mund të pranojë propozimin për zonën e sigurt, ndërsa thuhet që “Regjimi i Esadit dëshiron të marrë tërë Idlibin pavarësisht nga kostoja e humbjes së jetëve”.

Gazeta gjithashtu thekson se Rusia nuk mbajti fjalën për të kontrolluar regjimin e Esadit dhe shkruan se “Për këtë arsye Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet evropiane duhet të bëjnë presione konkrete ndaj Putinit për ndaljen e sulmeve, vendosjen e armëpushimit dhe dërgimin e ndihmave humanitare në Idlib”.

 


Lajme të ngjashme