Siri – Grupet opozitare rimarrin qytezën strategjike Seraqib

Grupet e opozitës së moderuar kanë rimarrë nga forcat e regjimit qytezën Seraqib, me rëndësi strategjike në provincën Idlib të Sirisë.

1367176
Siri – Grupet opozitare rimarrin qytezën strategjike Seraqib

Qyteza Seraqib, e cila ndodhet në vendin ku bashkohen autostradat M4 dhe M5 në Zonën e Çtensionimit të Idlibit në Sirinë veriperëndimore, ka kaluar në kontrollin e opozitarëve të moderuar pas përleshjeve të ashpra me forcat e regjimit [të Esadit].

Të mërkurën në mbrëmje grupet e opozitës së moderuar përparuan deri në lagjet periferike të qendrës së qytezës dhe pas disa orë luftimesh arritën të kapërcejnë vijën e frontit dhe pozicionet e forcave të regjimit.

Luftimet zgjatën deri në mëngjes dhe opozitarët morën kontrollin e të gjithë qendrës së qytezës.

Qyteza Serakib ndodhet në një pikë strategjike, ku bashkohen autostradat M4 dhe M5, të cilat lidhin dy qytetet më të rëndësishme të vendit.

Autostrada M4 lidh Latakian, Halepin dhe Hamën, kurse autostrada M5 siguron lidhjen Halep-Damask.

Ndërkaq ushtria e regjimit të Beshar Esadit, e cila mbështet me sulme të fuqishme të avionëve luftarakë rusë, dhe grupet terroriste të komanduara nga Garda Revolucionare e Iranit kanë marrë kontrollin e rreth 20 fshatrave ose vendbanime të ngjashme me fermat, që ndodhen në zonën poshtë autostradës M4 në jug të Idlibit.

 


Lajme të ngjashme