Milley: ShBA-ja nuk planifikon të dislokojë trupa në kufirin e Turqisë

Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Amerikane, gjeneralarmate, Mark Milley së bashku me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes Mark Esper iu përgjigj pyetjeve në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve në lidhje me buxhetin e mbrojtjes.

1367220
Milley: ShBA-ja nuk planifikon të dislokojë trupa në kufirin e Turqisë

Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Amerikane, gjeneralarmate, Mark Milley bëri të ditur se vendi i tij nuk planifikon për të dislokuar trupa në kufirin e Turqisë.

Gjenerali Milley së bashku me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes Mark Esper iu përgjigj pyetjeve në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve në lidhje me buxhetin e mbrojtjes të vitit 2021.

Në përgjigje të pyetjeve në lidhje me praninë ushtarake amerikane në Siri, Milley tha se trupat speciale të ShBA-së janë tërhequr nga ky rajon para fillimit të operacionit “Burimi i Paqes”, të kryer nga Forcat e Armatosura të Turqisë, dhe nga zona kufitare kanë kaluar në lindje të Sirisë.

“Misioni ynë në Siri nuk ka ndryshuar. Misioni ynë në këtë vend ka qenë lufta kundër organizatës terroriste DAESH. Ne nuk mendojmë dhe nuk kemi plane për të dislokuar trupat tona sërish në kufirin Turqi-Siri”, deklaroi Milley.

Ndërkaq Sekretari Esper theksoi se misioni amerikan aktualisht po parandalon rishfaqjen e organizatës terroriste DAESH vetëm në rajone të naftës në lindje të Sirisë, ndërsa shtoi se “Aktualisht në këtë fazë nuk ka gjasa për të dërguar sërish trupat tona në zonën kufitare”.

Në përgjigje të pyetjes të një anëtari të Kongresit se “A do të ndërhyjë ShBA-ja edhe njëherë në luftën civile në Siri?, Sekretari Esper tha se “Nuk është diskutuar në këtë drejtim”.

Aktualisht ShBA-ja në Siri ka të dislokuara 600 trupa, të cilat ndodhen aty për mbështetje të organizatës separatiste terroriste YPG/PKK, e cila përdor emrin Forcat Demokratike Siriane.

 


Lajme të ngjashme