Koronavirusi bëhet shkak për pezullimin e umres

Arabia Saudite ka pezulluar përkohësisht hyrjen në këtë vend për myslimanët që kërkojnë të kryejnë umren për shkak të frikës nga përhapja e koronavirusit.

1367801
Koronavirusi bëhet shkak për pezullimin e umres

Arabia Saudite ka pezulluar përkohësisht hyrjen në këtë vend për myslimanët që kërkojnë të kryejnë umren për shkak të frikës nga përhapja e koronavirusit, njoftuan mediat lokale.

Duke cituar ministrinë e Jashtme të Arabisë Saudite, uebfaqja "Arab News" raportoi se pezullimi vlen edhe për ata që kërkojnë të vizitojnë Xhaminë e Profetit në Medinë.

Umreja, ose pelegrinazhi më i vogël, mund të kryhet në çdo kohë gjatë vitit.

Koronavirusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, ka ngritur alarm global, duke raportuar mbi 2.700 vdekje në Kinë ndërsa ekspertët e shëndetit po luftojnë për të gjetur vaksinën kundër virusit.

Jashtë Kinës, virusi është përhapur në mbi 30 vende, përfshirë SHBA-të, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë. (AA)



Lajme të ngjashme