Ministri izraelit i Energjisë reagoi ndaj praktikave çnjerëzore të ushtrisë izraelite

Ministri izraelit i Energjisë, Yuval Steinitz bëri thirrje për fillimin e hetimeve ndaj zyrtarëve përgjegjës për zvarritje në tokë të trupit të pajetë të një palestinezi të martirizuar në kufirin e Rripit të bllokuar të Gazës.

1365442

Në prononcimin e bërë për radion ushtarake ministri Steinitz tha se “Nuk është treguar asnjë ndjeshmëri në këtë drejtim. Ajo çfarë është bërë dëmton ushtrinë dhe shtetin tonë”.

Ministri izraelit bëri thirrje për një hetim mbi incidentin në fjalë.

Ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj 2 palestinezëve dje në mëngjes me pretekst vendosjen e "mjeteve shpërthyese" në kufi, ku njëri prej tyre vdiq dhe tjetri u plagos.

Palestinezët në rajon deshën të marrin trupin e personit që vdiq, por ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj këtij grupi dhe e parandaluan atë.

Një buldozer i ushtrisë izraelite, pasi zvarriti në tokë kufomën e palestinezit të martirizuar, e mori atë dhe u largua nga zona. Kjo praktikë çnjerëzore e ushtarëve izraelitë shkaktoi reagime të ashpra.

Lajme të ngjashme