Iran – Numri i viktimave nga Kovid-19 u rrit në 12

Numri i personave që vdiqën në Iran për shkak të llojit të ri të koronavirusit (Kovid-19) u rrit në 12, ndërsa numri i personave të infektuar arriti në 47.

1365294
Iran – Numri i viktimave nga Kovid-19 u rrit në 12

Numri i personave që vdiqën në Iran për shkak të llojit të ri të koronavirusit (Kovid-19) u rrit në 12, ndërsa numri i personave të infektuar arriti në 47.

Sipas lajmeve të publikuara në televizionin shtetëror iranian, ministri i Shëndetësisë, Said Nemeki paraqiti një raport në Kuvend në lidhje me rastet e infektimeve me Kovid-19.

Në raport thuhet se numri i personave që vdiqën për shkak të koronavirusit u rrit në 12 dhe numri i personave të infektuar me këtë virus arriti në 47.

Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë iraniane Ali Rebii mohoi pretendimet se "50 njerëz vdiqën në qytetin Kum për shkak të Kovid-19".

Sipas portalit të lajmeve "mizanonline" të lidhur me pushtetin gjyqësor iranian, Rebii në një konferencë për shtyp të organizuar në Teheran, tha: “Numri i vdekjeve u rrit në 12 pasi 4 persona të tjerë vdiqën dje për shkak të Kovid-19. Pretendimet se 50 njerëz vdiqën për shkak të Kovid-19 në Kum janë gënjeshtra dhe nuk e pasqyrojnë të vërtetën”.

Ahmed Emirabadi, deputet i qytetit Kum në Kuvendin e Iranit duke pretenduar se “Ministri i Shëndetësisë po gënjen popullin”, tha se “Vetëm në qytetin Kum gjatë 2 javëve të kaluara kanë vdekur 50 persona për shkak të Kovid-19”.

 


Lajme të ngjashme