Gjermania tronditet me sulmin e dytë ndaj një kafeneje nargjile

Gjermania tronditet me sulmin e dytë ndaj një kafeneje nargjile brenda një jave.

1364602
Gjermania tronditet me sulmin e dytë ndaj një kafeneje nargjile

Ndërkohë që ende vazhdon tronditja e sulmit racist në Hanau të Gjermanisë që rezultoi me vdekjen e 9 personave, kësaj radhe u hap zjarr ndaj një kafeneje nargjile në qytetin Stuttgart.

Bëhet e ditur se në këtë sulm nuk pati të vrarë dhe të plagosur.

Zjarri u hap në zonën Hedelfingen të Stuttgartit ndaj godinës ku ndodhet kafeneja e nargjilesë.

Nga të shtënat u shkaktuan dëme në xhamat e kafenesë dhe nuk pati të plagosur pasi në kafene nuk ishte askush.

Mësohet se kanë filluar hetimet për kapjen e autorit/ve të këtij sulmi.

Në sulmin me armë zjarri ndaj një kafeneje nargjile të kryer të mërkurën në qytetin Hanau janë vrarë 9 persona.

 


Lajme të ngjashme