ShBA ngushëllon Turqinë për dëshmorët në Idlib

Departamenti amerikan i Shtetit përmes një komunikate të shkruar i ka shprehur ngushëllime Turqisë për ushtarët që ranë dëshmorë në Idlib të Sirisë dhe ka dhënë mesazh mbështetës.

1364238
ShBA ngushëllon Turqinë për dëshmorët në Idlib

Departamenti amerikan i Shtetit (DASh) i shprehu ngushëllime Turqisë për dëshmorët në rajonin e Idlibit në Siri dhe ka dhënë mesazh mbështetës.  

"Ne i dërgojmë ngushëllimet tona qeverisë turke në lidhje me vdekjen e ushtarëve, thuhet në komunikatën me shkrim të një zyrtari të Departamentit amerikan të Shtetit në lidhje me zhvillimet e fundit në Idlib dhe martirizimin e ushtarëve turq.

Ushtarët turq ndodhen në Idlib për koordinim dhe uljen e tensioneve në rajon, tërheq vëmendjen komunikata dhe vijon kështu: "Kundër veprimeve të tilla ne ndodhemi në anën e Turqisë, aleates tonë në NATO. Presidenti Donald Trump në bisedën telefonike që zhvilloi të shtunën [javën e kaluar] me presidentin Recep Tayyip Erdoğan ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me Idlibin. Gjithashtu Trump në këtë bisedë përsëriti thirrjen e tij drejtuar Rusisë për t‘i dhënë fund mbështetjes ndaj persekutimeve të regjimit të Esadit dhe gjetjen e një zgjidhjeje politike për luftën civile në Siri".

Si pasojë e sulmit ajror që ishte bërë të enjten kundër njësive turke, të cilat ndodhen në Idlib për të siguruar respektimin e armëpushimit, kishin rënë dëshmorë 2 ushtarë turq dhe ishin plagosur 5 të tjerë.

 


Lajme të ngjashme