Siria planifikon ta tërheqë Turqinë në kurthin e Halepit

Mësohet se elementë të regjimit të Beshar Esadit në Siri po përgatiten ta fajësojnë Turqinë për "marrje në shënjestër të civilëve" duke ndërmarrë sulme në disa lagje që ndodhen në qendër të provincës së Halepit (Alepo).

1363695
Siria planifikon ta tërheqë Turqinë në kurthin e Halepit

Kundërshtarët e moderuar në Idlib arritën të depërtojnë në linjën e komunikimit me radio të trupave të regjimit sirian.

Sipas informacionit të përcjellë nga opozitarët, forcat e regjimit po përgatiten të kryejnë një sulm në lagjen Hamdaniye të Halepit duke iniciuar kështu një propagandë që e akuzon Turqinë për vrasje të civilëve në qytet.

Forcat e regjimit të Esadit vazhdojnë të kontrollojnë të gjithë qendrën e provincës së Halepit që nga dhjetori 2016.

Nga ana tjetër grupet e moderuara filluan këtë të enjte një operacion për të rimarrë vendbanimet në jug të Idlibit që mbahen nga forcat e regjimit.

 


Lajme të ngjashme