Ministri anglez reagoi ndaj martirizimit të ushtarëve turq në Idlib

Ministri anglez i Shtetit, Përgjegjës për Lindjen e Mesme, James Cleverly e cilësoi si të “llahtarshme” martirizimin e ushtarëve turq ditën e enjte në Idlib të Sirisë.

Ministri anglez reagoi ndaj martirizimit të ushtarëve turq në Idlib

Ministri anglez i Shtetit, Përgjegjës për Lindjen e Mesme, James Cleverly e cilësoi si të “llahtarshme” martirizimin e ushtarëve turq ditën e enjte në Idlib të Sirisë dhe kërkoi që regjimi i Esadit dhe Rusia, që e mbështet, t’u japin fund sulmeve.

Në deklaratën e bërë nga Cleverly në median sociale shkruhet: “Kriza njerëzore në Idlib është e tmerrshme dhe e papranueshme.

Ai theksoi se në dimrin e acartë, për shkak të sulmeve të regjimit, që nga 1 dhjetori e deri më sot, janë zhvendosur 1 milionë njerëz.

“I duhet dhënë fund dhunës. Është e tmerrshme që si pasojë e sulmeve të pamëshirshme të regjimit në Idlib janë vrarë edhe më shumë ushtarë turq dhe civilë sirianë”, u shpreh ministri anglez i shtetit.  

 


Lajme të ngjashme