Libi - Milicët e Hafterit sulmuan një depo gazi natyror në afërsi të Tripolit

Agjencia Kombëtare e Naftës së Libisë deklaroi se milicët e varur nga Halife Haftar, lideri i forcave të jashtëligjshme të armatosura në lindje të vendit, ndërmorën një sulm ndaj një depoje të gazit të lëngëzuar në kryeqytetin Tripoli.

1363861

Sipas deklaratës me shkrim, një depo e gazit natyror që i përket Kompanisë së Tregtimit të Naftës Brega, që ndodhet në jug të Tripolit, u vu në shënjestër nga milicët e Hafterit.

Si pasojë e sulmit në depo, shumica e të cilës ishte boshatisur, ra zjarr por në ngjarje nuk pati të vrarë ose të plagosur.

Në lidhje me këtë sulm Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Naftës së Libisë, Mustafa Sanallah tha: “Për fat të keq çdo ditë shohim zhdukjen e sektorit tonë të naftës dhe gazit natyror”.

Në Libi vazhdojnë luftimet ndërmjet forcave të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë, që gëzojnë njohjen ndërkombëtare dhe forcave të Hafterit.

Me fillimin e sulmeve të milicëve të Hafterit në prill të vitit 2019 për të marrë kontrollin e Tripolit, vendi i pasur me naftë i Afrikës së Veriut, u përfshi nga dhuna.

Halife Haftar vazhdon shkeljet pavarësisht thirrjes për armëpushim në Konferencën e Berlinit më 19 janar.

Lajme të ngjashme