Siri – Opozita e moderuar ushtarake filloi operacion në jug të Idlibit

Opozitarët e moderuar ushtarakë në Siri kanë filluar një operacion për të rimarrë vendbanimet në jug të Idlibit, që momentalisht kontrollohen nga forcat e regjimit.

1363365

Mësohet se opozitarët e armatosur kanë hyrë në fshatin Neyrab, që ndodhet në veriperëndim të qytezës Serakib.

Pas rrahjes me artileri të objektivave të regjimit në fshat, opozitarët e moderuar ushtarakë nisën përparimin nga toka dhe asgjësuan një tank dhe një transportues të blinduar si dhe kapën një tank tjetër të regjimit.

Përleshjet mes opozitarëve të moderuar ushtarakë dhe forcave të regjimit në fshatin Neyrab vazhdojnë, bëjnë të ditur burime lokale.

Forcat e regjimit [të Esadit] fshatin Neyrab e kishin marrë më 3 shkurt.

Qyteza Serakib ndodhet në një pikë strategjike, në vendin ku autostrada M5 që lidh Damaskun me Halepin kryqëzohet me autostradën M4, e cila lidh Idlibin me Latakian.

Lajme të ngjashme