Gjermani – Të shtëna me armë afër Frankfurtit, 11 të vdekur

Policia tha se një automjet është parë duke dalë nga Hanau ku ndodhën të shtënat e para dhe se pas një kohe të shkurtër të shtëna të tjera janë raportuar në një lokacion të dytë.

1362795
Gjermani – Të shtëna me armë afër Frankfurtit, 11 të vdekur
almanya hanau.jpg
Hanau
1208128.jpg
almanya polis.jpg

Nëntë persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur rëndë nga zjarri që agresorët hapën në dy kafene në një qytet gjerman në afërsi të Frankfurtit.

Mediat lokale theksojnë se të shtënat kanë ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në qytetin Hanau, i cili ndodhet rreth 20 kilometra në lindje të Frankfurtit. 

Duke mos dhënë informacion mbi viktimat, policia në një deklaratë të shkurtër tha se nuk dihet ende motivi i të shtënave.

Policia tha se një automjet është parë duke dalë nga vendi ku ndodhën të shtënat e para dhe se pas një kohe të shkurtër të shtëna të tjera u raportuan në një lokacion të dytë. 

Ndërkohë raportohet se agresorët, të cilët si thuhet kanë qenë 2 vetë, janë gjetur të vdekur në bastisjen që është në banesën e tyre, duke e çuar në 11 numrin e të vdekurve.

Gazeta gjermane “Bild” shkruan se emrin i agresorit është Tobias R. dhe ai ka qenë një njeri me pikëpamje ekstremiste të djathta.

Ekstremisti i djathtë Tobias R. në banesën ku u gjet trupi i tij i pajetë kishte lënë edhe një letër dhe video, ku ai pranon përgjegjësinë e ngjarjes.



Lajme të ngjashme