Pala turke dhe ruse konfirmuan angazhimin e tyre ndaj marrëveshjeve ekzistuese për Idlibin

Gjatë bisedimeve midis delegacioneve turke dhe ruse në lidhje me rajonin Idlib të Sirisë, Rusia njoftoi se të dy palët konfirmojnë se ata i përmbahen marrëveshjeve ekzistuese për të lehtësuar situatën humanitare.

Ministria e Punëve të Jashtme ruse bëri një deklaratë me shkrim pas bisedimeve mes delegacioneve turke dhe ruse në lidhje me çështjen e Idlibit në kryeqytetin Moskë.

Deklarata thoshte se gjatë takimit të zhvilluar nga delegacionet e të dy vendeve në 17-18 shkurt, situata në Siri u diskutua në detaje në kuadrin e tensionit në Idlib.

“Ndërsa të dy palët vazhdojnë të luftojnë kundër terrorizmit, ata pohuan respektimin e marrëveshjeve ekzistuese që ofrojnë masat e nevojshme për të zvogëluar tensionin dhe për të lehtësuar situatën humanitare”, bëhet e ditur në deklaratë, ndërsa thuhet që “në takim gjithashtu u vu theksi që garantimi i sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në Idlib dhe pjesë të tjera të Sirisë është i mundur në bazë të angazhimit për sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të vendit”.

Lajme të ngjashme