Libi - Qeveria e Pajtimit Kombëtar njofton se nuk është qëlluar asnjë anije turke

Autoritetet e Drejtorisë së Porteve të qeverisë legjitime të Pajtimit Kombëtar të njohur nga OKB-ja, kanë njoftuar se nuk ka anije turke në portin e Tripolit, kryeqyteti i vendit i goditur me raketa.

1362137

Sipas lajmit të bazuar në Drejtorinë e Porteve që përcjell kanali televiziv "Panaroma" me seli në Libi, thuhet se nuk ka asnjë anije turke në portin e Tripolit, ku Halifa Haftar, drejtuesi i forcave të armatosura jolegjitime në lindje të vendit, kreu një sulm me raketa.

Në lajm theksohet gjithashtu se në port, i cili përdoret vetëm për qëllime civile, nuk kishte municion ushtarak.

Disa kanale televizive të mbështetura nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe pretenduan se anija turke që mbante armë për në Libi, ishte qëlluar në sulmin ndaj portit.

Nga ana tjetër, disa anije tregtare u dëmtuan në sulmin e kryer nga milicia e Haftarit ndaj portit të Tripolit.

Lajme të ngjashme