Libi – Pezullohen të gjitha negociatat ushtarake, politike dhe ekonomike me Haftarin

Qeveria e Pajtimit Kombëtar të Libisë (GNA), e cila gëzon njohje ndërkombëtare, pezulloi të gjitha bisedimet e ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara me kreun e forcave ilegale në lindje të vendit, Khalifa Haftar.

Libi – Pezullohen të gjitha negociatat ushtarake, politike dhe ekonomike me Haftarin

Kryeministri i GNA-së, Fayez al-Sarraj, njoftoi pezullimin e të gjitha negociatave ushtarake, politike dhe ekonomike nën patronazhin e OKB-së, gjatë një prononcimi për kanalin televiziv libian “Al-Ahrar”.

Kjo masë erdhi disa orë pasi GNA-ja njoftoi pezullimin e pjesëmarrjes në bisedimet ushtarake 5+5 në Gjenevë si rezultat i shkeljes së përsëritur të armëpushimit nga ana e militantëve të Haftarit.

Të martën, 3 civilë u vranë dhe 5 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmit të forcave të Haftarit në portin e Tripolit.

Që nga rrëzimi dhe vrasja e ish-liderit libian Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi janë shfaqur dy qeveri: njëra e lidhur me gjeneralin puçist Khalifa Haftar në lindje të Libisë, e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe; dhe GNA-ja në Tripoli, e cila gëzon njohjen e ndërkombëtare dhe të OKB-së.

Qeveria legjitime e Libisë është sulmuar nga forcat e Haftarit që nga prilli i kaluar dhe si pasojë kanë humbur jetën mbi 1.000 njerëz.



Lajme të ngjashme