Siri – Opozitarët brenda një jave neutralizuan qindra elementë të regjimit

Gjatë muajit të fundit në jug dhe në lindje të Idlib dhe zonën rurale perëndimor të Halepit po jetohen luftimet e dhunshme.

1360355
Siri – Opozitarët brenda një jave neutralizuan qindra elementë të regjimit

Opozitarët ushtarakë dhe grupet e armatosura kundër regjimit të Beshar Esadit në operacionet e tyre ndaj sulmeve të forcave të regjimit sirian të kryera në Zonën e Çtensionimit në Idlib gjatë dy javëve të fundit kanë neutralizuar qindra forca të regjimit.

Gjatë muajit të fundit në jug dhe në lindje të Idlib dhe zonën rurale perëndimor të Halepit po jetohen luftimet e dhunshme midis regjimit të Esad dhe grupeve të huaja terroriste të mbështetur nga Irani, dhe opozitës ushtarake dhe grupeve të armatosura kundër regjimit.

Si rezultat i përplasjeve dhe kundërveprimeve të kryera nga opozita, pati një humbje të madhe në radhët e forcave të regjimit.

Opozitarët kanë rrëzuar 2 helikopterë të regjimit gjatë javës së fundit, një në jug të Idlib dhe tjetri në zonën rurale perëndimor të Halepit.

Nga ana tjetër, në dy javët e para të këtij muaji janë asgjësuar 12 automjete të regjimit, 24 tanke, 8 armë të mbrojtjes kundërajrore, 2 mjete të blinduara të lehta, 3 autoblinda të personelit, 4 raketahedhës shumëgrykësh, 2 mjete ajrore pa pilot dhe 2 makina të rënda të punës si dhe qindra elementë të regjimit.

Gjatë së njëjtës periudhë, opozitarët sekuestruan 5 tanke, 3 autoblinda, një armë të mbrojtjes kundërajrore të blinduar të lehtë tip “Silka”, një makinë të rëndë pune dhe një top të kalibrit 106 milimetër.

 


Lajme të ngjashme