Rusia dhe Turqia në kontakt të vazhdueshëm për gjetjen e një zgjidhje krizës në Idlib

Ministri i Punëve i Jashtëm rus, Sergey Lavrov bëri të ditur se Rusia dhe Turqia vazhdojnë me kontakte për çështjen e Idlibit.

1360291
Rusia dhe Turqia në kontakt të vazhdueshëm për gjetjen e një zgjidhje krizës në Idlib

Ministri rus i Punëve të Jashtëm, Sergey Lavrov bëri të ditur se Rusia dhe Turqia vazhdojnë me kontakte për çështjen e Idlibit.

Lavrov bëri vlerësime në lidhje me krizën në Siri në Konferencën e 56-të të Sigurisë së Munihut në Gjermani.

Shefi i diplomacisë ruse Lavrov tha se me Turqinë dhe Iranin janë duke punuar për integritetin territorial të Sirisë, ndërsa shtoi se populli sirianë duhet të përcaktojë vet fatin e tij.

Ai tha se ata u takuan me Mevlut Çavusoglu, me të cilin kanë diskutuar zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të lidhura me Turqinë, përfshirë edhe armëpushimin në Siri.

“Kontaktet mes Turqisë dhe Rusisë në nivel të diplomatëve, ushtarakëve dhe oficerëve të inteligjencës për gjetjen e një zgjidhjeje zbatimit të marrëveshjeve në Idlib po vazhdojnë. Takimi i radhës do të jetë javën e ardhshme”, bëri të ditur Lavrov.

Duke vënë në dukje se ata janë në kontakt të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) në lidhje me situatën në lindje të lumit Eufrat, Lavrov tha: “Përveç problemit të Idlibit, sfida më e rëndësishme është edhe ajo në lindje të Eufratit, ku sovraniteti është shkelur qartë dhe ku është formuar një administratë paralele përmes terroristëve (YPG/PKK). Në këtë drejtim, ne takohemi rregullisht me kolegët tanë amerikanë që janë aktivë në lindje të Eufratit”.

 


Lajme të ngjashme